James Rubin: Nuk ishte SHBA, BE donte që Kosova të formonte Gjykatën Speciale

James Rubin: Nuk ishte SHBA, BE donte që Kosova të formonte Gjykatën Speciale

  Ish-diplomati amerikan James Rubin ka thënë se nuk mendon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shteti kyç në nismën për themelimin e Dhomave të Specializuara të Hagës. Në Klan Kosova, ai ka deklaruar se Bashkimi Evropian ishte ai që dëshironte që Kosova të formonte Gjykatën Speciale. ‘Duhet ta them se nuk kam qenë në qeveri kur ka ndodhur kjo. Sa më kujtohet, ka qenë gjatë administratës së parë të Trumpit dhe nuk mund të jem i saktë sa i përket kësaj. Nuk mendoj se ka qenë SHBA-ja motori kryesor prapa Tribunalit të Hagës, por ka qenë Bashkimi Evropian.’ ‘Kanë qenë liderët evropianë që e donin këtë gjykatë, për të treguar se Kosova ishte duke ndjekur sundimin e ligjit. SHBA-të ndoshta e kanë...