Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            FOTO/ Aksident në Pogradec, ‘Benzi’ me shpejtësi të lartë merr përpara pemët në trotuar
                            Një aksident rrugor u shënua mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit. Makina tip ‘Mercedes Benz’, i drejtuar nga një i ri, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga, pasi ajo kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit.