Rikthim në vitet ’90- Çelet në Tiranë ekspozita: Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet!

Rikthim në vitet ’90- Çelet në Tiranë ekspozita: Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet!

PAMJE NGA EKSPOZITA TIRANË-‘Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet’ titullohet ekspozita nga Jutta Benzenberg, e çelur së fundmi në Tiranë, një fotografe gjermane, vështrimi i të cilës u formua mes historisë së Shqipërisë së viteve 1990. Imazhe bardhezi që qëndrojnë mes fotografisë, artit, që tregojnë rrugë, fytyra dhe mungesën e asaj që nuk shihet më.  Teksa shumë shqiptarë largoheshin, Jutta Benzenberg mbërriti në Shqipëri me një aparat fotografik në dorë. Për më shumë se një dekadë ajo ndoqi dhe fotografoi çdo zhvillim, ku Shqipëria brenda pak vitesh u hodh nga izolimi në rrymat e demokracicë. Ekspozita tregon realitetet e jetës në Shqipëri gjatë viteve 1990. Në hapjen e ekspozitës, e cila do të presë vizitorë deri në 16 nëntor, i pranishëm ishte drejtori i...