“Shqipëria të mos futet në përplasjet mes të mëdhenjve”, Mazi: Të qëndrojmë krah aleatëve, por s’duhet të armiqësohemi me të tjerët

“Shqipëria të mos futet në përplasjet mes të mëdhenjve”, Mazi: Të qëndrojmë krah aleatëve, por s’duhet të armiqësohemi me të tjerët

Ish-kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi, ka dhënë një mesazh të qartë për rolin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, në një kohë kur bota po përjeton ndryshime të mëdha në rendin global. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Mazi theksoi nevojën që Shqipëria të mbajë një qëndrim të matur dhe të balancuar, pa u përfshirë verbërisht në përplasjet midis fuqive të mëdha. “Linja politike e Shqipërisë nuk vihet në dyshim, duke pasur parasysh edhe rolin tonë në NATO,” tha Mazi, duke riafirmuar përkushtimin e vendit ndaj aleancës perëndimore. Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk do të thotë që Shqipëria duhet të pozicionohet si armike ndaj vendeve të tjera.“Nuk jemi një partner që kontribuon masivisht në strukturat ushtarake. Duhet të jemi të...