Britania do të njohë të dielën shtetin e Palestinës

Britania do të njohë të dielën shtetin e Palestinës

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka paralajmëruar një zhvillim të madh diplomatik ditën e nesërme (diel 21 shtator). Reuters raporton se ditën e nesërme Starmer do të njoftojë njohjen zyrtare të shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmi është raportuar nga prestigjiozja “The Times”, sipas së cilës vendimi i qeverisë britanike do të shoqërohet edhe me një dënim të ashpër ndaj operacionit tokësor të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, e ka përshkruar ndërhyrjen ushtarake të Izraelit si “të pamatur dhe të papranueshme”, ndërsa Starmer pritet të deklarojë se kjo ofensivë nuk i lë Britanisë “asnjë alternativë tjetër” përveçse të ecë përpara me njohjen e Palestinës si shtet të pavarur. Vendimi i Londrës pritet të shkaktojë tensione me aleatët e...