Sulmi kibernetik që paralizoi aeroportet evropiane, anulimet e flurimeve do të vijojnë edhe nesër, ja cilat preken

Sulmi kibernetik që paralizoi aeroportet evropiane, anulimet e flurimeve do të vijojnë edhe nesër, ja cilat preken

Një sulm kibernetik ka prekur disa aeroporte evropiane sot, ku qindra fluturime u vonuan ose u anuluan. Softueri i një ofruesi të sistemeve të regjistrimit dhe hipjes në bord ishte në shënjestër. Ndër aeroportet që përjetuan një ditë të ndërlikuar, ishin London Heathrow, Brukseli dhe Berlini. Në pritje të hetimeve të mëtejshme, provat tregojnë për një sulm kibernetik në rrjetin e Collins Aerospace, një kompani që furnizon sisteme për disa linja ajrore në aeroporte anembanë botës. Ndërprerjet operative do të kenë pasoja afatgjata. Brukseli ka njoftuar se gjysma e fluturimeve të planifikuara për nesër, të dielën, më 21 shtator, do të duhet të anulohen. Aeroporti se u ka kërkuar linjave ajrore të anulojnë gjysmën e fluturimeve të tyre të nisjes për të shmangur radhët tepër...