Presidenti i Finlandës: Garancitë e sigurisë për Ukrainën kërkojnë gatishmëri për ta luftuar Rusinë

Presidenti i Finlandës: Garancitë e sigurisë për Ukrainën kërkojnë gatishmëri për ta luftuar Rusinë

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka thënë se garancitë e sigurisë për Ukrainën, që po diskutohen në të quajturin “koalicioni i të vullnetshmëve” do t’i detyrojnë shtetet evropiane të nënshkruajnë edhe zotimin se do ta luftojnë Rusinë nëse Moska nis sulm ushtarak ndaj Ukrainës në të ardhmen. “Garancitë e sigurisë në thelb janë një pengesë. Kjo pengesë duhet të jetë e besueshme dhe që të jetë e besueshme duhet të jetë e fortë”, ka thënë ai për “The Guardian” nga Helsinki para nisjes për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai ka deklaruar se garancitë do të hynin në fuqi pas arritjes së një marrëveshjeje në të ardhmen mes Ukrainës dhe Rusisë, por ka insistuar se Rusia nuk duhet të ketë veto mbi të. “Rusia nuk...