Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rusia lëshon ndaj Ukrainës 619 dronë dhe raketa, 3 të vrarë dhe 30 të plagosur
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se një sulm ajror nga Rusia gjatë natës ka shkaktuar të paktën 3 viktima dhe mbi 30 të plagosur në disa rajone të vendit. Sipas tij, Rusia ka shënjestruar me qëllim infrastrukturën civile në një përpjekje për të frikësuar popullatën dhe për të dëmtuar kapacitetet jetike të vendit. BBC transmeton se forcat ajrore ukrainase bëjnë me dije se Moska ka lëshuar 619 dronë dhe raketa, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka përdorur “armë precize” për të goditur objektiva ushtarako-industriale. Nga ana tjetër, Rusia ka raportuar se katër persona u vranë nga një sulm me dron i Ukrainës në rajonin Saratov, ku Kievi pretendon se ka goditur një rafineri të madhe nafte. Një tjetër rafineri thuhet se është dëmtuar në rajonin fqinj të Samarës.