SHBA/ Arrestohet në stadium para funeralit të Charlie Kirk një burrë i armatosur që hiqej si polic

SHBA/ Arrestohet në stadium para funeralit të Charlie Kirk një burrë i armatosur që hiqej si polic

Një person i armatosur që hiqej si oficer policie u arrestua nga agjentët e Shërbimit Sekret në stadiumin e Arizonës, ku do të mbahet të dielën funerali i Charlie Kirk.  Burri u arrestua në stadiumin State Farm, shtëpia e Arizona Cardinals, në Glendale të premten.  “Shërbimi Sekret i SHBA-së, në bashkëpunim me forcat lokale të rendit në Glendale, Arizona, po heton një individ i cili u vu re duke shfaqur sjellje të dyshimtë në stadium”, tha zëdhënësi i agjencisë Anthony Guglielmi.  “Personi u kontaktua nga Shërbimi Sekret dhe deklaroi gjatë takimit se ishte anëtar i forcave të rendit dhe se ishte i armatosur. Individi nuk është anëtar i forcave të autorizuara të rendit që punojnë në këtë ngjarje dhe aktualisht është në paraburgim”, tha Guglielmi.  Identiteti i individit ende nuk është bërë i ditur por prania...