“Irani nuk do të dorëzohet përballë sanksioneve”, presidenti iranian: Do të ndërtojmë çdo gjë që sulmohet

“Irani nuk do të dorëzohet përballë sanksioneve”, presidenti iranian: Do të ndërtojmë çdo gjë që sulmohet

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, u zotua të shtunën se Irani do ta tejkalojë ndikimin e rivendosjes së sanksioneve ndaj tij, pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi kundër heqjes së përhershme të sanksioneve ndaj Teheranit. “Përmes rikthimi të sanksioneve ata bllokojnë rrugën, por janë truri dhe mendimi ata që e hapin ose e ndërtojnë rrugën”, tha Pezeshkian në deklarata të transmetuara nga televizioni shtetëror. “Ata nuk mund të na ndalin. Mund t’i godasin Natanzin ose Fordonë (objektet bërthamore të sulmuara nga SHBA dhe Izraeli në qershor), por ata nuk e kuptojnë se janë njerëzit ata që ndërtuan dhe do ta rindërtojnë Natanzin”, shtoi Pezeshkian. Vendimi i Këshillit të Sigurimit erdhi të premten pasi Britania, Franca dhe Gjermania nisën muajin e kaluar një proces 30-ditor...