‘Materniteti AI i Djellës’/ Deputetja Denisa Vata: Prej 10 vitesh në Mat nuk ka gjinekolog, Rama na flet për inteligjencë artificiale

‘Materniteti AI i Djellës’/ Deputetja Denisa Vata: Prej 10 vitesh në Mat nuk ka gjinekolog, Rama na flet për inteligjencë artificiale

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Matit, Denisa Vata, duke ironizuar deklaratat e sotme të Edi Rama, ka treguar se bashkia e Matit ka mbi 10 vite pa mjek gjinekolog, duke e quajtur situatën alarmante. ‘Prej 10 vitesh në Mat nuk ka gjinekolog. Mungesa e neurologut, okulistit, gjinekologut, reumatologut dhe anestezistit nuk është thjesht një statistikë, ajo përkthehet në pasoja konkrete për pacientët,’ shkruan deputetja Vata në Facebook. Ajo u shpreh e indinjuar edhe për qasjen e qeverisë, duke e akuzuar kryeministrin për propagandë dhe mospërmbushje të detyrimeve bazike të shtetit. ‘Dhe Kryeministri na tregon ‘maternitete AI’ dhe fëmijë robotë. Kjo nuk është fantazi, por tallje me qytetarët. Një shtet që nuk garanton mjeket më bazik, por prodhon propagandë për robotë,’ shtoi deputetja demokrate....