Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E mbytën me litar dhe e hodhën në liqen/ Gjykata e Dibrës ia kalon SPAK dosjen e vrasjes së Renis Dobrës
Gjykata e Dibrës ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka vendosur transferimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët dyshohen për përfshirje direkte në ngjarje. Më herët, në kuadër të hetimeve, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë: Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri, duke e çuar në katër numrin e të ndaluarve për këtë vrasje.