Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Serbia “tregon” forcën/ 10 mijë trupa, avionë luftarakë, tanke e dronë parakalojnë në sytë e Vuçiç
Ashtu siç kishte paralajmëruar prej javësh Presidenti Aleksandër Vuçic, Serbia zhvilloi sot një paradë të madhe ushtarake në Beograd, ku morën pjesë 10,000 anëtarë të Forcave të Armatosura. Me tanke, autoblinda, avionë luftarakë e dronë të gjeneratës së fundit, Vuçiç shpalosi para popullit investimet e viteve të fundit në përforcimin e ushtrisë serbe. Ato çka tërhoqën vëmendjen ishin sistemet moderne kundërajrore, siç janë sistemi rus “Pancir” dhe ai kinez “FK-3”. Për herë të parë, publikut iu prezantuan edhe armët e reja të ushtrisë serbe, si sistemi raketor “PULS” dhe dronët “Hermes-900”, të blerë së fundmi nga Izraeli. Një surprizë në paradë, megjithatë, ishte fluturimi i dy avionëve ‘Rafale’ të Forcave Ajrore Franceze, të cilët mbërritën në Serbi për paradën ushtarake dhe u kthyen menjëherë në Francë pa u ulur. Ata u bënë pjesë e...