Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Babë e bir humbën jetën në aksident, dalin pamjet nga vendngjarja, makina e shkatërruar nga përplasja fatale
Dalin pamjet nga aksidenti tragjik, që i mori jetën pasditen e sotme Valentin Bludës dhe babai të tij, shtetasit Nikoll Bluda 76 vjeç. Aksident i rëndë me pasojë vdekje u regjistrua sot në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, rreth orës 18:20. Policia njoftoi më herët se automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë. Siç duket edhe nga pamjet makina është bërë copë-copë nga përplasja e fortë. Njoftimi i policisë Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit...