Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës shpall moskopetencë, çon dosjen e 23-vjeçarit në SPAK

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës shpall moskopetencë, çon dosjen e 23-vjeçarit në SPAK

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për çështjen e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra (ngjarje e ndodhur më 8 korrik të këtij viti), duke vendosur që dosja të kalojë për hetime të mëtejshme në SPAK. Vendimi vjen në një kohë kur, gjatë ditës së sotme, kjo gjykatë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të dy të akuzuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e të riut. Më herët, për të njëjtën ngjarje, janë arrestuar edhe Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri. Sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, ndaj dy të dyshuarve ( të cilët u arrestuan dje) u vendos masa e sigurisë më “arrest me burg”. Sipas burimeve nga gjykata, seanca nuk kaloi pa tensione....