Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4

Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4

Estonia i ka kërkuar NATO-s aktivizimin e nenit 4 pas prekjes së hapësirës ajrore nga avionët luuftarakë rusë. Neni 4 mund të aktivizohet kur një shtet anëtar beson se po kërcënohet integriteti i tij territorial, siguria kombëtare apo pavarësia politike. Kryeministri estonez Kristen Michal deklaroi se NATO duhet të jetë e bashkuar dhe e fortë ndaj çdo provokimi. Avionët luftarakë ruse që fluturuan mbi Estoninë të premten, shkaktuan shqetësime dhe reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump në një konferencë për mediat u shpreh se kjo situatë nuk i pëlqen dhe mund të jetë një telash i madh. Me anë të një reagimi në platformën “X”, presidenti francez, Emmanuel Macron ka dënuar ndërhyrjen e avionëve rusë në Estoni. Ai shtoi...