Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Raporti i DASH: Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet për transparencë fiskale
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka renditur Shqipërinë mes 71 veneve të cilat plotësojnë kërkesat për transparencën fiskale. Në raportin e DASH për vitin 2025-së, Shqipëria ishte mes 71 vendeve të cilat u vlerësuan se i përmbushnin kërkesat për transparencë fiskale, ndërsa 69 vende të tjera nuk arritën të “kalonin klasën”. Në raport theksohet gjithshtu se Shqipëria, së bashku me disa vende të tjera, ka siguruar transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike, duke përmbushur standardet në lidhje me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e tyre. Në listën e vendeve që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshihen edhe vende si Brazili, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Izraeli, Turqia, Portugalia, Rumania, Afrika e Jugut, India etj. “Departamenti arriti në përfundimin se, nga 139 vendet (dhe...