Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja e Renis Dobrës/ Dosja e dy vëllezërve Bushgjokaj do t’i kalojë SPAK
Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët u arrestuan dy ditë më parë, pasi akuzohen për vrasjen e Renis Dobrës, janë lënë në burg nga Gjykata e Dibrës. Në seancën e ditës së sotme, Gjykata e Dibrës ka vendosur që dosjen për vrasjen e Renis Dobrës të ja kalojë SPAK, për shkak se 4 të pandehurit akuzohen se ka vepruar në kuadër të grupit kriminal. Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, së bashku me vëllain tjetër Fatjon Bushgjokaj, si edhe Petrit Çakrrin, akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbytur me litar Renis Dobrën. Trupi i 23-vjeçarit u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës. Bushgjoka u arrestua në zonën e Astirit, ndërsa Çakrri u kap në Kukës. Për...