Dinamo Zagreb fiton derbin ndaj Hajduk Split, Arbër Hoxha shënon gol spektakolar (video)

Dinamo Zagreb fiton derbin ndaj Hajduk Split, Arbër Hoxha shënon gol spektakolar (video)

20 Shtator 2025 18:59 Telesport Dinamo Zagreb ka fituar në transfertë 0-2 derbin ndaj Hajduk, i luajtur sot pasdite në Split. Rezultati i derbit u zhbllokua në fund të pjesës së parë, autor i golit Arbër Hoxha. Anësori i Shqipërisë, pasi mori topin nga mesi i fushës, nuk pyeti për kundërshtarët dhe shënoi një supergol me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca. SHIKOSUPERGOLINEARBERHOXHES Në pjesën e dytë, në minutën e 80-të, Bakrar vulosi fitoren 0-2 për Dinamo Zagreb, me një goditje potente. Dinamo Zagreb fiton ndaj rivalit kryesor për titull dhe tani kryeson me 16 pikë, 3 pikë më shumë se Hajduk Split i vendit të dytë. Për Hajdukun, luajti titullar fantazisti i Shqipërisë, Adrion Pajaziti.