A do të kandidoje për bashkinë Tiranë përballë Manastirliut? Paloka: Po të më thonin, do ta mendoja…

A do të kandidoje për bashkinë Tiranë përballë Manastirliut? Paloka: Po të më thonin, do ta mendoja…

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka zbuloi sot në emisionin Kjo Javë në News24 me moderatore Nisida Tufën, nëse do të pranonte që të kandidojë përballë socialistes, Ogerta Manastirliu, për drejtimin e Bashkisë Tiranë.  Paloka u pyet nëse do të pranonte të garonte përballë Ogerta Manastirliut, e cila është një nga emrat kryesorë të mazhorancës për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.  “Mund të duket e çuditshme përgjigja ime, por po të më thonin, edhe do ta mendoja, po. Do ta mendoja,” – u shpreh Paloka.  Ai shtoi se pavarësisht vështirësive në garën politike në vend, opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje, edhe kur ato zhvillohen në kushte të pabarabarta.  “Kushdo që të jetë kandidati, me Ramën nuk ka zgjedhje reale. Por përderisa kemi vendosur të hyjmë në gara edhe në këto kushte, dikush duhet të dalë”, tha Paloka.  Edi Paloka: Unë mund të duket...