Prindërit e indinjuar, kompania Meta përdori fotot e nxënëseve 13-vjeçare për të promovuar “Threads”

Prindërit e indinjuar, kompania Meta përdori fotot e nxënëseve 13-vjeçare për të promovuar “Threads”

Kompania Meta ka përdorur foto të nxënëseve të shkollës për t’i reklamuar një nga platformat e saj të mediave sociale një 37-vjeçari, një veprim që prindërit e përshkruan si “skandaloz” dhe “shqetësues”. 37-vjeçari vuri re se postimet që e nxitën të përdorte “Threads”, ishin foto të vajzave të veshura me uniformë, vetëm 13 vjeçe, me fytyrat e tyre që dukeshin qartë, në shumicën e rasteve, edhe emrat e tyre. “The Guardian” tha se fotot e përdoruara nga Meta, janë marrë nga postimet e Instagramit, aty ku prindërit i kanë postuar vetë fotot, por që nuk ishin në dijeni se kompania mund t’i përdorte ato. Edhe pse prindërit i kishin mbajtur llogaritë private, fotot postoheshin automatikisht në Threads. Babai i një 13-vjeçareje, e cila u shfaq në...