Po vraponte te Syri i Kaltër në Theth, humb jetën 49-vjeçari nga Tirana

Po vraponte te Syri i Kaltër në Theth, humb jetën 49-vjeçari nga Tirana

Një 49-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën këtë të shtunë në shtegun që të çon për tek Syri i Kaltër, në Theth. 49-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak. Mësohet se 49-vjeçari ka qenë duke vrapuar në drejtim të Syrit të Kaltër në Theth kur papritur ka humbur jetën. Sakaq, një helikopter ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë.