Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pas Francës dhe Belgjikës, Portugalia do t’i bashkohet listës së vendeve që njohin shtetin e Palestinës
Portugalia i është bashkuar Australisë, Kanadasë, Francës, dhe Mbretërisë së Bashkuar pasi ka njoftuar se do të njohë shtetin palestinez. Në një deklaratë të premten, Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë tha se njohja do të bëhet të dielën, një ditë para një konference të nivelit të lartë mbi shtetësinë palestineze në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA). “Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon se Portugalia do ta njohë Shtetin e Palestinës”, shkroi ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit. Njoftimi i Portugalisë vjen disa ditë pasi një hetim historik i OKB-së zbuloi se lufta e Izraelit në Gaza përbën një gjenocid. Ndërkohë më herët, një këshilltar i presidentit francez Emmanuel Macron tha se Andorra, Australia, Belgjika, Luksemburgu, Malta dhe...