Krim në familje në Selanik, vëllai mbyt motrën me qese

Krim në familje në Selanik, vëllai mbyt motrën me qese

Një krim i tronditës ka ndodhur në Selanik, ku një burrë mbyti motrën e tij dhe telefonoi Policinë për të rrëfyer vrasjen e saj. Sipas mediave greke, vrasja ndodhi rreth orës 3 të pasdites, në një apartament në Rrugën Aleksandri, në zonën Charilaou. 50-vjeçari, i cili e pranoi krimin, duket se ka përdorur një qese për të mbytur motrën e tij dhe pas aktit, ka telefonuar Policinë. “E vrava motrën time”, i tha 50-vjeçari policisë, sipas informacioneve. Oficerët e policisë që mbërritën në apartament gjetën trupin e pajetë të gruas 59-vjeçare dhe i vunë prangat 50-vjeçarit. Çështja është marrë përsipër nga Departamenti i Policisë lokale. Sipas informacioneve fillestare, burri dyshohet se ka pasur probleme psikiatrike. Ende nuk është sqaruar nëse autori jetonte në të njëjtën...