Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza nga “The Times”: Agjentëve kinezë u jepet licenca për të spiunuar në Parlamentin Britanik
Kryetari i Dhomës së Komunave, Sir Lindsay Hoyle, ka ngritur alarmin pas vendimit për të hequr akuzat ndaj dy personave të dyshuar për spiunazh në favor të Kinës. Ai paralajmëron se kjo mund të konsiderohet si një “licencë për të spiunuar” brenda parlamentit britanik. Sir Lindsay Hoyle po shqyrton mundësinë e nisjes së një padie private kundër dy burrave që ishin akuzuar për mbledhje informacioni në dëm të sigurisë kombëtare. Ai i ka shkruar Ministres së Brendshme, Shabana Mahmood, duke kërkuar masa të menjëhershme për të mbrojtur parlamentin nga ndërhyrjet e huaja. “Ky vendim i hap dyert aktorëve të huaj për të spiunuar brenda parlamentit. Këto dyer duhet të mbyllen fort. Do të ndjekim çdo rrugë për të mbrojtur deputetët dhe stafin. Nuk do të...