Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mes protestash e tensionesh, Serbia mban paradë ushtarake
Në Beograd të shtunën u zhvillua parada ushtarake “Forca e Bashkimit”, në të cilën, sipas njoftimeve, morën pjesë rreth 10 mijë njerëz. Parada u mbajt pavarësisht se vendi tash e gati një vit po përballet me protesta gjithnjë e më të mëdha të organizuara nga studentët që po kërkojnë zgjedhje të reja. Parada nisi me këndimin e himnit kombëtar dhe me zjarr nderi nga anëtarët e Gardës, si dhe me prezantimin e flamurit serb. Gjatë paradës u ekspozuan 2,500 armë dhe pajisje ushtarake, mbi 600 mjete, 70 avionë dhe 20 anije, sipas mediave serbe. Në aktivitet mori pjesë edhe Milorad Dodik. Një grup protestuesish u përpoqën ta thyenin kordonin e policisë në vendin ku po mbahet parada, por oficerët përdorën forcë fizike për ta qetësuar...