Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës së saj diplomatike
Yuri Kim, ish-Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë i ka dhënë fund karrirës diplomatike. Kim shërbeu si ambasadore në Shqipëri gjatë vitet 2019-2023. Ish-Ambasadorja ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie të zhvilluar ditën e djeshme në SHBA. Disa muaj më parë Departamenti i Shtetit paralajmëroi për largimin e Yuri Kim nga detyra. Zëdhënësi i DASH aso kohe tha se largimi i saj nuk ka lidhje me riorganizimin e Departamentit. Diplomatja Kim u emërua si Ambasadore në Shqipëri nga Presidenti Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë. Pas mbarimit të mandatit si ambasadore në 2023, ajo ka shërbyer si Zv-Asistente Kryesore e Sekretarit të Shtetit. Kim gjithashtu shërbeu në karrierën e saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë.