Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
I thonë se po tregohet i pamëshirshëm me Sterling, trajneri i Chelsea: Jeta është e padrejtë për babain tim, peshkatar për 50 vite, jo për këta…
Te Chelsea ka pasur një temë të ngritur në media sa i përket dy futbollistëve Sterling dhe Disasi. Të dy këta lojtarë ishin jashtë planeve të Maresca-s, ndërsa fakti që nuk po grumbullohen në asnjë takim, ka krijuar edhe një ndjenjë jo të mirë tek tifozët. Sigurisht, mbështetësit e Chelsea nuk i duan dy lojtarët në fjalë, por duke parë vuajtjen e këtyre lojtarëve që po qëndrojnë në tribunë në çdo takim, tifozët kanë pasur një ndjenjë keqardhje. Madje edhe gazetarët që e kanë pyetur trajnerin e Chelsea, Maresca, sesa humane dhe e drejtë është kjo që po ndodh. Por trajneri i londinezëve ishte njeriu i fundit që mund të kishte nota të tilla. “Unë e di që juve si media iu pëlqejnë histori të...