Çfarë po ndodh në Gramsh? Denoncojnë banorët: Vatër zjarri aktive që në mëngjes, askush s’ka ardhur ta shuaj

Çfarë po ndodh në Gramsh? Denoncojnë banorët: Vatër zjarri aktive që në mëngjes, askush s’ka ardhur ta shuaj

Në periferi të Gramshit është regjistruar që prej mëngjesit të sotëm një vatër zjarri. Ndërkohë, banorët denoncojnë se ndonëse kjo vatër ka qenë aktive përgjatë gjithë ditës, askush nuk ka shkuar për ta fikur. Duke u gjetur përballë kësaj situate, ata kanë tentuar të fikin flakët me mjete rrethanore. Sakaq, këtë verë Gramshi u përball me zjarre masive që sollën dëme të mëdha.