Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zyrtare/ Yuri Kim shkarkohet nga puna mes akuzave: Pensionohet 53 vjeç nga frika e hetimit
Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është larguar nga detyra e saj në Departamentin e Shtetit, duke mbyllur kështu një kapitull të gjatë dhe të diskutueshëm të karrierës së saj diplomatike. Emri i saj u bë i njohur në Shqipëri jo vetëm si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara, por sidomos për ndërhyrjet e shpeshta dhe jashtë tagrit të saj në politikën e vendit. Për opinionin publik shqiptar, Yuri Kim u perceptua si një zëdhënëse e interesave të George Soros dhe rrjetit të tij ndërkombëtar, duke mbështetur qeverinë e Edi Ramës dhe duke goditur kundërshtarët politikë të saj. Gjatë mandatit në Tiranë, Yuri Kim u përfshi hapur në debate politike të brendshme, duke dhënë deklarata që shpesh kapërcenin kufijtë e neutralitetit diplomatik. Kritikat më të mëdha...