Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Studimi i ri jep përgjigjen për pyetjen: Kush jeton më gjatë, njerëzit e gjatë apo ata të shkurtër?
Një sërë studimesh shkencore po sjellin një lajm të mirë për një grup të caktuar njerëzish: ata që janë më të shkurtër kanë avantazh shëndetësor dhe jetojnë më gjatë se personat e gjatë. Edhe pse prej dekadash është promovuar ideja se gjatësia lidhet me shëndetin dhe jetëgjatësinë, analiza të reja tregojnë një panoramë tjetër. Studime të mëdha, si NHANES I dhe kërkime në universitetin e Glasgout, kanë zbuluar se gjatësia e shkurtër nuk lidhet domosdoshmërisht me rrezik më të lartë sëmundjesh. Madje, në shumë raste, personat më të shkurtër shfaqin përparësi në jetëgjatësi. Shembuj të qartë vijnë nga shoqëritë tradicionale: banorët e Okinavës në Japoni, të njohur si popullata më jetëgjatë në botë, janë dukshëm më të shkurtër dhe më të lehtë se evropianët e...