Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjendet i vdekur edhe një drejtori i rëndësishëm në Rusi
Në periferi të Moskës është gjetur trupi i 50-vjeçarit Alexander Tyunin, drejtor i përgjithshëm i kompanisë NPK Khimprominzhiniring, një degë e gjigantit shtetëror bërthamor Rosatom. Tyunin u gjet i shtrirë pranë makinës së tij, në një rrugë afër pyllit. Pranë tij u gjetën një pushkë gjuetie dhe një letër lamtumire. Sipas The Moscow Times, në letrën e tij ai kishte shkruar se vuante nga depresioni i rënduar gjatë pesë viteve të fundit. Mediat shtetërore ruse si TASS e kanë cilësuar ngjarjen si vetëvrasje. Megjithatë, vdekja e Tyuninit i shtohet një serie shqetësuese vdekjesh të pazbardhura mes drejtuesve të lartë rusë në sektorët energjetik, bërthamor dhe industrial që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës. Tyunin drejtonte Khimprominzhiniring që nga prilli i vitit 2016, kompani e specializuar...