Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Fermerët e fshatit Çeprat drejt falimentimit, shkak mungesa e tregut dhe subvencionet
Fermerët e fshatit Çeprat në Vlorë po shkojnë drejt falimentimit. Ata thonë se nuk po arrijnë të sigurojnë të ardhura për shkak të mungesës së tregut duke bërë që prodhimet e tyre bujqësore të kalben pa u shitur. Ndërsa subvencionet, thonë ata, i përfitojnë personat që kanë lidhje politike dhe jo ata që kanë vërtetë nevojë. Ata paralajmërojnë se do të braktisin fshatin dhe të ikin një e nga një pasi me zor po mbijetojnë. SYRI TV Ndodhemi në fshatin Çeprat, pjesë e njësisë administrative Shushicë. Banorët e këtij fshati që merren kryesisht me bujqësinë shprehen se janë drejt falimentimit pasi nuk kanë asnjë ndihmë nga pushteti. Prodhimet e tyre mbeten pa shitur. Mungesa e mbështetjes po i detyron edhe ata të paktë fermerë që...