Sulmi kibernetik shkakton vonesa në Londër

Sulmi kibernetik shkakton vonesa në Londër

Heathrow në Londër është ndër disa aeroporte evropiane që u goditën nga një sulm kibernetik, i cili preku sistemin elektronik të check-in dhe bagazheve. Aeroporti paralajmëroi për mundësi vonesash për shkak të një “problemi teknik” që ndikoi në softuerin e siguruar nga Collins Aerospace për disa linja ajrore. Aeroporti i Brukselit njoftoi se një sulm kibernetik të premten vonë në mbrëmje bëri që pasagjerët të regjistroheshin dhe ngarkoheshin në mënyrë manuale, ndërsa Aeroporti Brandenburg i Berlinit raportoi gjithashtu kohë pritjeje më të gjata për shkak të këtij problemi. RTX, kompania në pronësi të së cilës është Collins Aerospace, tha se ishte “e vetëdijshme për një ndërprerje të lidhur me kibernetikën” në sistemin e saj në “aeroporte të përzgjedhura” dhe po punonte për të zgjidhur çështjen sa...