Dermatologët: Dushi i përditshëm mund të shkaktojë dëme serioze në lëkurë

Dermatologët: Dushi i përditshëm mund të shkaktojë dëme serioze në lëkurë

Dushi i përditshëm mund të jetë zakoni më i mirë nga i cili mund të hiqni dorë, sipas “The Guardian”. Dushet e përditshme mund të duken si një pjesë e panegociueshme e higjienës moderne, por dermatologët paralajmërojnë se ato mund të shkaktojnë dëme serioze në lëkurën tuaj. Dushi i shpeshtë – veçanërisht me ujë të nxehtë dhe sapunë antibakterialë – mund të heqë vajrat natyralë të lëkurës dhe bakteret e dobishme, duke çuar në tharje dhe acarim të lëkurës. Ky dëmtim jo vetëm që e bën lëkurën më të prirur ndaj infeksioneve dhe reaksioneve alergjike, por gjithashtu prish ekuilibrin e mikroorganizmave që mbështesin shëndetin imunitar. Pastrimi i tepërt, mund të reduktojë ekspozimin e sistemit imunitar ndaj mikrobeve të dobishme, duke dobësuar aftësinë e tij afatgjatë...