Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shkencëtarët krijojnë “kasetën e ADN-së”, ruan miliarda foto e këngë
Shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje të re për ruajtjen e të dhënave, duke përdorur ADN-në si bazë, sipas “Science Advances”. Pajisja, e ngjashme në koncept me shiritat magnetikë, ka formën e një kasete të viteve ’80 dhe është quajtur nga krijuesit e saj “kaseta e ADN-së”. Ideja e përdorimit të ADN-së për ruajtjen e informacionit është tërheqëse sepse nuk kërkon energji elektrike dhe mund të eliminojë nevojën për qendra të mëdha të dhënash, të cilat sot konsumojnë rreth 4.4% të gjithë energjisë elektrike në SHBA. Me rritjen e përdorimit të inteligjencës artificiale, kjo shifër pritet të shtohet ndjeshëm. Sipas studimit, prototipi i kasetës së ADN-së mund të ruajë 36 petabajt të dhëna, ekuivalente me 36 mijë hard disqe ose më shumë se tre miliardë këngë....