Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U kap duke transportuar 21.5 kg heroinë në pyjet e Follorinës, arrestohet shqiptari në Greqi
Një shqiptar i cili ishte duke transportuar 21.5 kg heroinë në pyjet e Follorinës, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, është arrestuar nga policia greke. Shqiptari ishte futur në një zonë të pyllëzuar, teksa më pas është lokalizuar nga efektivët e policisë. Ai u kap duke transportuar 43 pako me heroinë, me një peshë totale prej 21.5 kilogramësh. Sasia e heroinës dhe një celular janë sekuestruar nga policia greke. Mediat greke shkruajnë se pas arrestimit, shqiptari është shoqëruar tek prokurori i çështjes. Hetimet ndaj tij janë ndjekur nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Xanthi.