Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmi kibernetik shkakton shumë pengesa në aeroporte të mëdha evropiane
Një sulm kibernetik ndaj sistemeve të regjistrimit në aeroporte ka shkaktuar pengesa të mëdha në trafikun ajror dhe vonesa në disa nga aeroportet kryesore të Evropës, thanë zyrtarët të shtunën. Aeroporti i Brukselit tha se sulmi nënkuptoi që ishte i mundur vetëm regjistrimi manual para hipjes në avionë dhe se incidenti ka “ndikim të madh” në oraret e fluturimeve. “Një sulm kibernetik u krye të premten mbrëma, më 19 shtator, ndaj ofruesit të shërbimeve për sistemet e regjistrimit dhe hipjes, që preku disa aeroporte evropiane, përfshirë Aeroportin e Brukselit”, thuhet në një deklaratë. Autoritetet në Aeroportin Brandenburg të Berlinit thanë se një ofrues shërbimesh për sistemet e menaxhimit të pasagjerëve u sulmua të premten në mbrëmje, duke detyruar operatorët e aeroportit të ndërprisnin lidhjet me...