Kanosi drejtorin e Spitalit në Durrës/ Shoqërohet për disa orë vëllai i ‘Rrumit’

Kanosi drejtorin e Spitalit në Durrës/ Shoqërohet për disa orë vëllai i ‘Rrumit’

Një incident i pazakontë ka ndodhur në ambientet e spitalit rajonal të Durrësit, ku Vullnet Muça, vëllai i Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit”, është shoqëruar nga policia pas një përplasjeje verbale me drejtorin e spitalit, Renis Mullaj. Sipas gazetares së Syri TV, Burime pranë policisë bëjnë me dije se Muça ka kanosur drejtorin për shkak të detyrës, çka ka çuar në shoqërimin e tij për rreth 5 orë në komisariatin e Durrësit. Pas marrjes në pyetje, ndaj tij është nisur procedim penal për ‘kanosje për shkak të detyrës’. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i konfliktit në institucionin shëndetësor në Durrës.