Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të rrezikuar në rrugë, çfarë duhet bërë në rastet kur shikoni shtylla të dëmtuara?
Tragjedia e shënuar në Durrës, ku një qytetar humbi jetën në rrugë si pasojë e kontaktit me energjinë, ka zgjuar një urgjencë për vëmendje ndaj rrjetit elektrik. Inxhinierët u bëjnë thirrje kalimtarëve të tregohen vigjilent, duke mos u mbështetur pranë shtyllave të dëmtuara, sidomos në kohë me shi. “Kujdes kur shikojnë kabuj, tela të këputur në trotuare, shtyllat e ndriçimit, stacionet e autobusëve që shpeshherë ka këto reklamat dhe kabujt janë në trotuar. Edhe në ambiente të populluara, kryesisht pranë shkollave, shikojmë shtyllat që janë të dëmtuara, mungojnë kapakët, elektrodat e tokëzimit, telat janë të zhveshur; që lidhen me çështjen e sigurisë. Nuk duhet t’i prekin se mund të humbisni dhe jetën!”, tha eksperti i inxhinierisë, Azemir Duleviç. Eksperti i inxhinierisë elektrike ngre shqetësimin se...