Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan ‘fituesit’, votim në konflikt interesi
                            Gara e zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për të vlerësuar kandidatët që aplikonin për të plotësuar vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetares, Holta Zaçaj, është shoqëruar me dyshime të forta publike se po kontrollohej në mënyrë “okulte” nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Faza përfundimtare e këtij procesi, pikëzimi i gjashtë kandidatëve të kualifikuar, i jep një element më shumë këtij dyshimi publik. Në janar 2025, Gjykata e Lartë, si organ emërtese, shpalli thirrjen për aplikime për postin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Lista e kandidatëve iu përcoll për verifikim Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili, përgjatë vitit 2025, drejtohet nga Sokol Sadushi, i cili është njëkohësisht edhe kryetari i Gjykatës së Lartë,...