Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Karteli “Çopja-Çela” e siguronte drogën direkt nga prodhuesit, deri në 350 ton në vit
Nga Simon Lopez Ortega – Caras&Caretas Një nga klanet shqiptare më me ndikim në trafikun në shkallë të gjerë të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës u rrëzua muajin e kaluar pas arrestimit të njëmbëdhjetë prej anëtarëve kryesorë të tij mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Republikës Dominikane. Goditja kryesore u bë në gusht, në Shqipëri, mbi bazën e një hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila kërkoi nga Gjykata e Posaçme e Shqipërisë të lëshonte 16 urdhër-arreste. Nga kontrolle të ndryshme në Elbasan (qendra e operacioneve të organizatës) dhe qytete të tjera shqiptare u arrestuan dhjetë anëtarë të klanit, mes tyre një nga drejtuesit, Ervis Çela dhe vëllai i tij, Ardian Çela. Ndërkohë që drejtuesi kryesor i organizatës, Franc...