Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Aksidenti me vdekje dje në Vorë, policia arreston dy drejtues mjetesh të përfshirë në ngjarje
                            Policia ka arrestuar shtetasit Ferit Haka, 31 vjeç, dhe Beqir Gripshi, 24 vjeç, pasi ditën e djeshme, në dalje të Vorës, automjetet që drejtonin janë përfshirë në një përplasje me automjetin me drejtues Flobert Ajazin, 35 vjeç. Si pasojë e përplasjes humbi jetën shtetasi Flobert Ajazi si dhe u dëmtuan 2 pasagjerë, shtetasit A. B., 18 vjeç dhe M. H., 34 vjeçe. Të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.