Avionët luftarakë rusë mbi hapësirën ajrore, çfarë parashikon neni 4 i NATO-s?

Avionët luftarakë rusë mbi hapësirën ajrore, çfarë parashikon neni 4 i NATO-s?

Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën të premten e 19 shtatorit hapësirën ajrore të Estonisë pranë ishullit Vaindloo për rreth 12 minuta, pa leje. NATO reagoi menjëherë ndaj incidentit, duke ndërhyrë në fluturim, ndërsa një zëdhënës i saj e cilësoi ngjarjen si një tjetër shembull të sjelljes së papërgjegjshme të Rusisë dhe të gatishmërisë së Aleancës për të mbrojtur anëtarët e saj. Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, e cilësoi këtë shkelje si një akt të guximshëm dhe provokues, duke theksuar se është hera e katërt që ndodh gjatë këtij viti dhe kërkoi presion më të fortë politik dhe ekonomik ndaj Rusisë. Por ky nuk është incidenti i vetëm në rajon. Rumania raportoi hyrjen e një droni rus në hapësirën e saj ajrore më...