Interesante, zbulohet ky detaj në pikturën legjendare të Picassos

Interesante, zbulohet ky detaj në pikturën legjendare të Picassos

Ekspertët në Muzeun Guggenheim në Nju-Jork zbuluan, kohë më parë, një qen të vogël të vizatuar e të fshehur nën sipërfaqen e një pikture të piktorit të famshëm Pablo Picasso. Vizatimi i një qeni të bukur me një hark të kuq u zbulua nga ekspertët e muzeut gjatë një analize teknike të pikturës “Le Moulin de la Galette”, përpara ekspozitës së veprave të hershme të Picasso-s. Vendin qendror në foto e zë një tavolinë ku janë ulur tre persona, ndërsa të tjerët kërcejnë rreth tyre. Ekspertët zbuluan gjithashtu një mysafir të katërt në tryezë, të mbuluar me bojë të errët, raporton CNN. Ata ishin në gjendje të riprodhonin se si dukej fillimisht qeni në tryezë me ndihmën e rrezeve X fluoreshente. Një metodë kjo që...