Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Me një plagë në syrin e djathtë, historia e portretit të vetëm origjinal të Skënderbeut (Foto)
Gjergj Kastrioti ishte strateg dhe burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman. Ndërkohë, me këtë rast, rikthejmë portretin mbi 500-vjeçar të Gjergj Kastriotit, i cili gjendet në Galerinë Ufizzi të Firencës, i vetmi portret origjinal me një plagë të madhe topuzi që e ka marrë Skënderbeu në luftë. Fakti i plagosjes është i shkruar edhe nga Marin Barleti. Portreti i vetëm origjinal i Skënderbeut më 1466-n, ku qartazi shihen shenjat e vragave të plagës së luftës, një prerje e djegie...