Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Na premtoi shtëpi, por s’e bleu dot”, realizohet amaneti i Kreshnik Tomanit për tre vajzat e mitura!
“Një shtëpi për fëmijët.” Ky ishte amaneti i fundit i Kreshnik Tomanit, 34-vjeçarit i cili humbi jetën në një aksident tragjik, ku u përplas nga një makinë teksa kalonte rrugën. Pas apelit për ndihmë nga të gjithë, “Për Shqiptarët” arriti të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për një banesë për vajzat e mitura të Tomanit. Vajza e tij shprehet se babai i plotësonte çdo dëshirë ndërsa thekson se i ati e mbështeste në ëndrrën për tu bërë këngëtare. “Më plotësonte çdo dëshirë, nuk më thoshte kurrë jo për asgjë. Ka qenë baba shumë i mirë, kushdo do ishte me fat ta kishte një baba si ai. Nuk e shpreh dot të gjithë dashurinë që kam pasur për atë. Ishte shumë i veçantë për mua. Babain...