Këtë mandat, prioritet futja e AI në Shëndetësi”/ Rama: Na takon të bëjmë zgjedhjet e duhura, duhet trupë mjekësore e mirëinformuar

Këtë mandat, prioritet futja e AI në Shëndetësi”/ Rama: Na takon të bëjmë zgjedhjet e duhura, duhet trupë mjekësore e mirëinformuar

Edi Rama: Në mandatin e katërt, duam të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit sa i përket asaj që duhet që sistemi ynë shëndetësor t’u ofrojë qytetarëve, përtej strukturës së transformuar. Disa piketa kyçe janë vendosur. Është e qartë që janë dy shtylla të rëndësishme mbi të cilat do të mbështet, zgjerimi i aleancave dhe futja me përparësi e AI në sistemin tonë shëndetësor. Në aspektin e parë kemi hapur një trase dhe kemi firmosur një marrëveshje për QSUT-në dhe për universitetin, që duam të krijojë sinergji me Vita e Saslute. Duam të shkojmë më tutje me hapjen e një universiteti të ri mjekësor në Fier, të ecim më tej më një spital ekselence që të shërbejë për turizëm shëndetësor dhe të përballojë kërkesat...