Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA i kujton Dumanit takimin në DASH, kryeprokurori i SPAK nën presion për…
Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ndodhet në një moment vendimtar të mandatit të tij, ku presioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar për ekzekutimin e dosjeve të ndjeshme është më i fortë se kurrë. Gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme me institucione të tjera të drejtësisë, Dumani theksoi rëndësinë e llogaridhënies përpara publikut dhe organeve shtetërore, duke nënvizuar se Kushtetuta garanton funksionimin e pavarur të SPAK dhe realizimin e kompetencave të tij. Ai pranoi se institucioni përballet me sfida serioze, që nga mungesa e stafit dhe infrastruktura, deri tek ngarkesa e lartë proceduriale, por insistoi se pavarësisht këtyre, prokurorët duhet të tregojnë maturi, etikë dhe integritet në ushtrimin e ligjit. Sipas tij, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë ka qenë e një rëndësie...