Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Nuk ka qenë aksident’, familjarët e Mirel Çokajt: E shtynë në humnerë për parcelat e drogës
Mirel Çokaj, shtetasi nga Malësia e Madhe që humbi jetën në një terren të thepisur malor sipas të afërmve të tij nuk është rrëzuar në mënyrë aksidentale siç pretendon policia, por 40 vjeçari është vrarë nga dikush atje. Rifat Çokaj, një ish oficer policie me banim në Amerikë, ka bindje se kushëriri i tij merrej me drogë në një zonë të thellë të Malësisë së Madhe bashkë me 4 persona të tjerë dhe se njëri prej tyre e ka shtyrë drejt humnerës duke e vrarë Mirel Çokajn. “Mireli në atë zonë ka dalë për punë. Edhe policia e di se për çfarë pune por për opinionin publik po e them se ka dalë për parcelat e drogës atje. Nuk e di se cila është arsyeja...